Lajmet

Qeveria amerikane paralajmëron bizneset të ruajnë të dhënat e klientëve nga sulmi kibernetik “Backoff”

Aug 24 2014
0 Shpërndarje
Qeveria amerikane paralajmëron bizneset të ruajnë të dhënat e klientëve nga sulmi kibernetik “Backoff”

_h353_w628_m6_otrue_lfalseDepartamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare të premten paralajmëroi bizneset të kenë kujdes me të dhënat e klientëve pasi mund të jenë shënjestër e hakerave. Së fundmi hakerat sulmuan gjigantin e shitjes me pakicë Target.

Një “armë” softuerike e hakerave e quajtur “Backoff” është duke kompromentuar një numër të konsiderueshëm të bizneseve të mëdha apo të vogla sipas Ekipit të Gatishmërisë së Emergjencave kompjuterike në SHBA, CERT.

CERT i këshilloi urgjentisht administratorët e sistemeve të bizneseve online të kontrollonin nëse “Backoff” kishte hyrë në të dhënat e tyre dhe të raportonin në çdo rast në Shërbimin Sekret.

“Ndikimi i një sistemi të kompromentuar PoS mund të dëmtojë dhe bizneset dhe konsumatorët duke ekspozuar të dhëna si emrat, adresat, numrat e telefonit, numrat e kartave të kreditit etj.

Këto shkelje mund të ndikojnë në impaktin apo reputacionin e një kompanie, ndërkohë që informacioni i vjedhur nga klientët mund të shërbejë për të bërë blerje mashtruese apo transaksione bankare të rreme ”, – u shpreh zëdhënësi i CERT gjatë një interviste. “Backoff” u identifikua për herë të parë në vitin 2013 si një keqbërës nga Shërbimet Sekrete. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>