Lajmet

Qeveria amerikane synon të krijojë qytet eksperimental për të testuar internetin pa kabllo

Jul 15 2014
0 Shpërndarje
Qeveria amerikane synon të krijojë qytet eksperimental për të testuar internetin pa kabllo

Coruscant_star-wars.0_standard_640.0Qeveria amerikane për vite të tëra ka provuar që të frymëzojë “shpërndarjen e spektrit” si mënyrë për të fituar lidhje më të shpejta dhe më të shumta të internetit pa kabllo në vend.

Ideja është që të binden organizatat që i posedojnë të drejtat për të transmetuar të dhënat përgjatë valëve të caktuara ajrore – si transmetuesit privatë televizivë dhe ushtria amerikane – për t’iu mundësuar që disa valë ajrore të mund të përdoren nga njerëz të tjerë; le të themi, individët për lidhjet Wi-Fi.

Tani qeveria është duke shpjeguar në hollësi më të mëdha planet e veta për të krijuar një qytet eksperimentues në SHBA për të parë se si do të mund të dukej rregullimi i spektrit të shpërndarjes – dhe cilat probleme mund të shfaqen.

Në një kërkesë për të komentuar të postuar nga dy agjencitë qeveritare javën e kaluar – Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) dhe Administrata e Telekomunikimit dhe e Informimit Kombëtar (NTIA) – qeveria amerikane ka paraqitur një skicë se çfarë është duke kërkuar sa i përket kushteve të “qytetit model” të vet si eksperiment.

Më saktësisht, ajo dëshiron “një ose më tepër” qytete në mbarë SHBA-në për të qenë vullnetare për ta hapur një vend brenda kufijve të vet që do të mund të mbështeste “eksperimentin dhe zhvillim të shpejt të politikave, teknologjive themelore dhe mundësive të sistemit.”

Sidoqoftë, ajo se si do të mund të dukej ai qytet mbetet ende e paqartë. Vetë qeveria nuk është as vetë e sigurt se si do të udhëhiqet modeli i qytetit – nga FCC dhe NTIA, nga vetë qyteti apo nga kompanitë private në bashkëpunim me qeverinë lokale – që është edhe njëra nga arsyet pse është duke hapur hapësirë për komente publike gjatë fundit të muajit gusht. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>