Lajmet

Qeveria e Brazilit kërkon përgjigje nga NSA në lidhje me monitorimin

Jul 11 2013
0 Shpërndarje
Qeveria e Brazilit kërkon përgjigje nga NSA në lidhje me monitorimin

Qeveria e Brazilit ka kërkuar formalisht nga qeveria amerikane që të sqarojë çështjen në lidhje me një kapje të shkallës së madhe të komunikimeve elektronike të banorëve të Brazilit nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

NSA ka kapur regjistrime të telefonave dhe e-mailave nga shumë shtete, duke përfshirë edhe Brazilin, duke e përdorur bashkëpunimin që një ndërmarrje e madhe, e paemëruar amerikane e telefonisë ka me ndërmarrjet lokale të komunikimit dhe ISP-të në ato shtete.

Gazeta O Globo raportoi gjatë ditës së diel duke u bazuar në dokumentet e lëshuara nga ish-pjesëtari i NSA-së, Edward Snowden.

Gazeta publikoi fotografitë e dokumenteve në të cilat ka fituar qasje që tregojnë se Brazili është shteti më i vëzhguar nga NSA në Amerikën Latine.

Përveç grumbullimit të të dhënave nga ofruesit e shërbimeve online në SHBA përgjatë programit të vet Prism, NSA është duke kryer po ashtu edhe kapjen e rrjedhës së komunikimeve përgjatë një prograim të quajtur Fairview, tha gazeta.

Nuk është e qartë nëse ndërmarrjet lokale braziliane janë në dijeni se si bashkëpunimet e tyre me ndërmarrjen e paemëruar amerikane janë duke u përdorur. (PCWorld Albanian)

NSA Brazil

Tags >

NSAsiguri
Lajmet e fundit>