Lajmet

Qeveria e Britanisë detyron Google të largojë disa imazhe nga Street View

Mar 22 2010
0 Shpërndarje
Qeveria e Britanisë detyron Google të largojë disa imazhe nga Street View

Google pati bërë një numër të imazheve përreth ndërtesave sekrete të qeverisë së Britanisë, gjë që ka mundur të nënkuptojë se kjo kompani ka shkelur aktin e objekteve sekrete shtetërore të Britanisë së Madhe.

Disa prej imazheve të kapura përfshijnë bazat e Shërbimit Special të Anieve dhe Shërbimit Special të njësive Ajrore, si dhe qendrën hulumtuese të armëve atomike të Qeverisë e madje edhe imazhe të qendrës së njësisë sekrete të Britanisë, M15.

Ka pasur frikë se këto informata të vendosura në internet mund të kenë qenë të dobishme për shfrytëzim nga terroristët apo nga qeveritë e huaja armiqësore, dhe për këtë arsye kompanisë Google i është kërkuar që të largojë imazhet dhe disa veçse janë larguar.

Në fakt, në Britani të Madhe fotografimi i ndërtesave sekrete të qeverisë llogaritet shkelje e Aktit të Sekreteve Zyrtare, dhe kushdo që zihet duke bërë diçka të tillë mund të përballet me akuza.

Google ka pasur presion në Britani të Madhe edhe më parë në lidhje me këto imazhe të kapura  në Street View, pasi që janë raportuar mjaft shumë ankesa individuale.

Nuk është e qartë nëse Google do të përballet me ndonjë veprim ligjor në lidhje me këto imazhe, megjithëse ka gjasa që nuk do të ketë asnjë lëvizje ligjore sepse i është kërkuar largimi dhe Google ka plotësuar kërkesën.

Lajmet e fundit>