Lajmet

Qeveria e Japonisë: Bitcoin nuk është monedhë

Mar 7 2014
0 Shpërndarje
Qeveria e Japonisë: Bitcoin nuk është monedhë

_73344645_167578473-2Qeveria e Japonisë thotë që Bitcoin nuk është një monedhë, por disa transaksione duke përdorur njësinë virtuale dhe duhet t’i nënshtrohet taksave. “Nëse janë transaksione dhe fitime pasuese, është e natyrshme… për Ministrinë e Financës që të shqyrtojë se si mund të imponojë taksa,” tha sekretari i shefit të kabinetit, Yoshihide Suga.

Japonia po ashtu tha që bankat nuk mund t’i ofrojnë Bitcoin-ët si produkt për konsumatorët. Qeveria është duke provuar që të përcaktojë volumin e përgjithshëm dhe vlerën e Bitcoin-ëve në qarkullin përreth botës.

Bllokimi në Kinë

Disa vlerësime e vendosin tregun global të Bitcoin-ëve në vlerë prej 7 miliardë dollarë. Shtetet dhe autoritetet e tyre të taksave kanë planifikuar strategji se si ta rregullojnë atë, ku disa e kanë parë atë si një rrugë për evazion të taksave ose pastrim parash. Rusia i ka deklaruar trasaksionet si të jashtëligjshme, ndërsa Kina ka bllokuar bankat e veta që të merren me tregtim të Bitcoin-ëve dhe janë bërë thirrje për SHBA-në që ta bëjë të njëjtën gjë.

Singapori ka imponuar një taksë në tregtim të Bitcoin-ëve dhe e ka lejuar përdorimin e saj për të paguar për shërbime, pas klasifikimit të saj si mall, në vend se ta shohë atë si një monedhë. Muajin e kaluar shkëmbyesi udhëheqës i Bitcoin-ëve, me bazë në Tokio, nënshkroi bankrotimin pas humbjes së 750 mijë Bitcoin të konsumatorëve të vet. (PCWorld Albanian)

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>