Biznes

Qeveria gjermane aprovon blerjen e Secumart nga Blackberry

Nov 29 2014
0 Shpërndarje
Qeveria gjermane aprovon blerjen e Secumart nga Blackberry

The Blackberry sign is pictured in WaterlooGjermania ka aprovuar blerjen e planifikuar të Secusmart nga prodhuesi kanadez i smartfonëve Blackberry. Secusmart është përgjegjës për teknologjinë e enkriptimit të përdorur për të mbrojtur pajisjet mobile të politikanëve të lartë shtetëror përfshi edhe kancelaren Angela Merkel. Marrëveshja është pjesë e përpjekjes më të fundit të ekzekutivit të kompanisë, John Chen me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të sigurisë së Blackberry për klientë të tillë si agjencitë qeveritare. Blackberry po lufton fuqishëm për të fituar terrenin e humbur.

Qeveria gjermane tha se pas blerjes së konfirmuar gjatë muajit korrik nga kompania do të rishikonte nëse kjo marrëveshje e re mund të ishte një kërcënim i interesave kombëtare të sigurisë së shtetit. Çështja ishte shumë e ndjeshme në Gjermani, për shkak se po ndodhte në atë kohë kur agjencitë e inteligjencës amerikane kishin përgjuar bisedat telefonike të kancelares Merkel të bëra nga një telefon pa enkriptim sigurie.

Merkel dhe të tjerë anëtarë të qeverisë gjermane përdorin telefonët mobil Blackberry me enkriptimin e Secusmart. “Qeveria gjermane ka ekzaminuar blerjen e planifikuar të Secusmart nga Blackberry dhe ka dhënë aprovimin e saj për të vazhduar më tej lirisht” – tha një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë ditën e premte, duke mos dhënë asnjë detaj lidhur me rrethanat në të cilat Berlini zyrtar ka dhënë dritën jeshile.

Sipas raportimeve të mediave, shteti gjerman ka insistuar që zyra shtetërore për informacionin dhe sigurinë ti garantohej një akses i përcaktuar në kodin e përdorur nga sistemi operativ i Blackberry. Autoritetet gjermane pohuan se iu është garantuar siguri nga Blackberry se asnjë informacion kofidencial nuk do të transmetohej për tek agjencitë inteligjente të huaja të sigurisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>