Lajmet

Qeveria japoneze aksidentalisht shpërndan e-mailet pëgjatë Google Groups

Jul 13 2013
0 Shpërndarje
Qeveria japoneze aksidentalisht shpërndan e-mailet pëgjatë Google Groups

Një ministri japoneze është duke kryer një hetim të brendshëm pasi një llogari në Google Groups e përdorur për negociata për marrëveshje ndërkombëtare ishte lënë në formën e vet të nënkuptuar, me opsione që mund të shiheshin publikisht.

Një zyrtar në Ministrinë e Ambientit krijoi grupin për të shpërndarë e-maile dhe dokumente që kanë të bëjnë me negociatat e Japonisë gjatë Konventës Minamata, që është një takim i mbajtur në Gjenevë në janar për të krijuar standarde ndërkombëtare për të kufizuar globalisht përdorimin e merkurit.

Por zyrtarët i përdorën opsionet e nënkuptuara të privatësisë, duke i lënë shkëmbimet të hapura për kërkime dhe shikime gjatë muajit. Informacionet tani janë larguar. “Shumica e informacioneve që ishin të qasshme nuk ishin të fshehta, por ne jemi duke e kryer një hetim në hollësi tani,” tha zyrtari i ministrisë, Michihiru Oi. Mbi 6,000 gjëra, duke përfshirë informacionet për kontaktim privat të zyrtarëve ishin publikisht të qasshme.

Oi tha që ministria ka sistemin e vet për të krijuar grupe dhe shpërndarje të dokumenteve, por nuk funksionon mirë gjithmonë jashtë Japonisë, nganjëherë duke çuar në “lidhje të dobëta” dhe një “ambient të keq punues”.

Më herët gjatë kësaj jave, Yomiuri Shimbun, që ka qarkullimin më të madh të gazetave në Japoni, tha që mbi 6,000 gjëra, duke përfshirë informacione të kontaktimit të zyrtareve, ishin publikisht në dispozicion.

Gazeta bëri një hetim të gjerë dhe tha që shkollat e mesme, organizatat shëndetësore dhe madje partitë politike japoneze kishin lënë hollësi private të hapura për publikun në Google Groups. Pasi u paraqit lajmi, Ministri i Ambientit, Nobuteru Ishihara ka kërkuar që të formohet një grup të ri për sigurinë e të dhenve për ministrinë, për të hetuar çështjen në fjalë. Grupi mbajti takimin e vet të parë të mërkurën. (PCWorld Albanian)

opps

Tags >

email
Lajmet e fundit>