Lajmet

Qeveria kineze përgënjeshtron lajmin se ka bllokuar përdorimin e produkteve të Apple

Aug 11 2014
0 Shpërndarje
Qeveria kineze përgënjeshtron lajmin se ka bllokuar përdorimin e produkteve të Apple

gsmarena_001Mesa duket lajmi që u përhap në internet se qeveria kineze ka bllokuar përdorimin e produkteve të kompanisë Apple nuk është tërësisht i vërtetë. Ky keqkuptim u bë për shkak se produktet e Apple nuk rezultojnë në listën e produkteve të pranuara nga qeveria kineze, por kjo nuk do të thotë se ato nuk mund të përdoren apo të shiten lirshëm në treg. Qeveria kineze bën me dije se Apple nuk ka aplikuar ndonjëherë për tu bërë pjesë e kësaj liste.

Ministri i Financave të Kinës shprehet: “Edhe pse Apple ka fituar certifikatën si prodhuese e produkteve që kursejnë energjinë, kurrë nuk u bë pjesë e listës së produkteve të listës së pajisjeve të pranueshme”. Sipas tij kjo nuk i pengon qytetarët e kinës të përdorin produktet e Apple. Një faktor tjetër, i cili bëri që të përhapet ky lajm i rremë është edhe fakti që qeveria kineze bllokoi blerjen e produkteve të Apple për një kohë shumë të shkurtër. Ky bllokim u bë për shkak të çmimeve dhe jo për shkak të rrezikimit të sigurisë së shtetit kinez. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>