Lajmet

Qeveria ruse ndërmerr masa shtrënguese mbi përdorimin e internetit

Aug 10 2014
0 Shpërndarje
Qeveria ruse ndërmerr masa shtrënguese mbi përdorimin e internetit

1404403478Qeveria e Rusisë po merr masa të shumta mbi rritjen e kontrollit mbi përdorimin e internetit. Ky shtet tashmë u kërkon përdoruesve që në momentin e përdorimit të Wi-FI-së të paraqesin mjetet e identifikimit. Kjo politikë pritet të sjellë uljen e agresivitetit dhe keqkuptimeve që bëhen shpesh midis operatorëve të celularëve. Në dekretit e nënshkruar nga Kryeministri i Rusisë Dimitry Medvedev më 31 korrik, gjithashtu kërkohet nga kompanitë që të deklarojnë të gjithë personat të cilët përdorin rrjetin e tyre të internetit. Ky legjislacion ka kapur shumë kompani në befasi dhe ata nuk janë të sigurt se si do të jetë mbarëvajtja e tyre.

Burime të shumta deklarojnë se në Rusi po cenohet liria e përdorimit të Internetit dhe se Putin po mundohet që të ketë në kontroll çdo përdorues të internetit në këtë shtet. Presidenti Vladimir Putin shprehet se interneti është një projekt i CIA-s dhe këto ligje janë të domosdoshme për parandalimin e ekstremistëve dhe terrorizmit.

Sipas ministrit të komunikimit, Nikolai Nikiforov, kërkesa e mjetit të identifikimit në momentin e përdorimit të një pike Wi-FI është normale dhe kjo mund të bëhet shumë thjesht nëpërmjet kartave bankare, numrit të celularit etj. Vladim Dengin një person me peshë në parlamentin rus shprehet: “Çdo gjë ka të bëjë me sigurinë. Një luftë e ftohtë interneti është në progres e sipër. Përdorimi i internetit në mënyrë anonime sjell zhvillimin e aktiviteteve ilegale”. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>