Blog

Qeveria s’ndanë para për ta përmirësuar gjendjen në Telekom

May 31 2018
0 Shpërndarje
Ndryshe do të jetë shumë vështirë me nxjerr kompaninë nga gjendja që është. Por po e përsëris nga një kompani që ka qenë shumë profitabile, kemi një kompani që është me humbje me minuse, në para minus. Qeveria s’ndanë para për ta përmirësuar gjendjen në Telekom

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se gjendja në Telekomin e Kosovës nuk është e mirë dhe për të dalë nga kjo gjendje ai tha se nevojitet një investues serioz.

Duke folur për shtyrjen e  implementimin të kodit të ri telefonik  383, i cili ishte paraparë për qershor, kreu i Ekzekutivit tha se nuk do të ndajnë para nga buxheti për të sanuar gjendjen aktuale në Telekom.

“Kemi shumë probleme me Telekomin, me posten me bilancin financiar të tyre dhe këto probleme kanë dalë përnjëherë në lëndinë. Pra të gjitha. E tash duhet me i sanuar një nga një dhe mendoj se dalja prej kësaj gjendje është një investitor serioz në kompani.

Ndryshe do të jetë shumë vështirë me nxjerr kompaninë nga gjendja që është. Por po e përsëris nga një kompani që ka qenë shumë profitabile, kemi një kompani që është me humbje me minuse, në para minus.

Nganjëherë po e dëgjoj debatin e gjithkujt po mundohet me na shit mend, me iu thanë na falni por kur ke minuse kur ke para mangët, qysh ia bën. Jemi të detyruar me vepruar këtë rast. Po veprojmë në interesin e punëtorëve, të familjeve të tyre dhe këtij vendi.

Deri tani i kemi lut, iu kemi kërkuar me i reduktuar shpenzimet pa lidhje e megalomane, të çfarëdo natyre që kanë qenë. Me ndal praktikën e harxhimeve që ka ekzistuar. Nuk i japim para. S’ka logjikë më. Besoni veç i marrim në qafë. Veç ia vonojmë 6 muaj e ato para veç bien si në gropë”, tha Haradinaj.

Ndryshe, Qeveria në mbledhjen e sotme ka emëruar Mendim Rugova koordinator, për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit. Po ashtu është emëruar Rexhep Hoti, koordinator nacional për kulturë, rini dhe sport në Republikën e Kosovës.

Qeveria po ashtu ka ndarë mjete në vlerë prej  107 mije e 600 euro, për mbulimin e shpenzimeve të shërimit të Etnik Balajt, nga Prizreni, i cili është duke u trajtuar në Turqi. /Zëri

Lajmet e fundit>