Lajmet

Qeveria e Britanisë thotë se avancimi nga IE6 është tepër i komplikuar

Aug 5 2010
0 Shpërndarje
Qeveria e Britanisë thotë se avancimi nga IE6 është tepër i komplikuar

Kjo deklaratë është paraqitur pasi më shumë se 6.000 njerëz kanë nënshkruar një peticion online në një ueb faqe të qeverisë, që ishte si synim të shtyjë Kryeministrinë të inkurajojë departamentet e qeverisë të avancojnë prej IE6.

Peticioni, i paraqitur nga Dan Frydman, një ekzekutiv i lartë pranë një kompanie që dizajnon ueb faqe, tha se “IE 6 ka disa lëshime të sigurisë që i lë përdoruesit të hapur ndaj sulmeve” dhe shtoi se shumë kompani kreative dhe zhvilluese të softuerit janë “detyruar nga klientët e departamentit të qeverisë të ndërtojnë ueb faqe për IE6, ndërsa në anën tjetër industria ka ecur mjaft shumë para”.

“Kompanitë insistojnë se kanë nevojë për mbështetje të IE6 sepse departamentet e qeverisë e përdorin atë dhe ata nuk do të jenë në gjendje të shohin faqet e tyre apo shërbimet pa të” shkroi ai.

Internet Explorer 6 që u paraqit në vitin 2001, është kritikuar nga ekspertë të sigurisë si shfletues me lëshime kritike të sigurisë dhe me vrima të shumta që mund t’i lehtësojnë jashtëzakonisht shumë punën hakerëve që të marrin nën kontroll prej së largu një kompjuter.

Dhe pavarësisht kësaj edhe Microsoft këshillon njerëzit që të avancojnë në shfletues më të ri dhe më të sigurt, siç është IE8. Internet Explorer 6 pavarësisht kësaj ka një pjesëmarrje tregu prej 7.2 për qind, më shumë se Safari e Opera në kombinim. Shumë prej sistemeve kompjuterike origjinale dhe ueb faqeve të Qeverisë së Britanisë, janë ndërtuar në platformën IE6.

“Përditësimi i këtyre sistemeve në IE8 mund të jetë një operacion i madh, duke kërkuar javë testime dhe dërgime tek të gjithë përdoruesit tanë” tha qeveria në një përgjigje. “Për të testuar të gjitha ueb aplikacionet që janë momentalisht në përdorim mund të kërkohen muaj të tërë pune, në shpinë të taksa paguesve. Kështu që është më kos efektive të vazhdojmë me IE6 dhe të bazohemi në firewall dhe softuer për skanim ndaj malware, në mënyrë që të mbrojmë sektorin publik”.

Qeveria Angleze më tej shtoi se IE6 ka siguri të mjaftueshme për nevojat që ofron, dhe si rezultat i kësaj nuk ka dëshmi se përditësimi nga ai në versionin më të fundit t ë Internet Explorer apo në një shfletues tjetër mund të shtojë sigurinë.

Graham Cluley, një analist i lartë i sigurisë pranë Sophos tha se është befasuar nga vendimi. “Ju duhet të çuditeni nëse duhet pranuar argumentet rreth kostos dhe komplikimeve të përditësimit si një arsyetim para publikut. Ku ka mençuri nëse rrini me IE6, kur vet Microsoft po u sugjeron me të madhe përdoruesve të saj që të avancojnë në një version më të sigurt?”

Sipas tij përditësimi dhe ndërrimi i shfletuesve nuk është diçka që mund të bëjë qeveria brenda natës, por të mos bëjë asgjë nga aspekti i sigurisë dhe të dërgojë  një mesazh të gabuar të konsumatorët dhe bizneset përgjatë shtetit është diçka shumë gabim. “Internet Explorer 6 nuk është më një vend i sigurt, dhe duhet që sa më parë të largohemi prej tij”.

Lajmet e fundit>