Lajmet

Qindra fjalëkalime të llogarive në Dropbox zbulohen online

Oct 14 2014
0 Shpërndarje
Qindra fjalëkalime të llogarive në Dropbox zbulohen online

dropbox-786x305Një temë qarkulloi në Reddit gjatë ditës së hënë që përmbante lidhje tek skedarët që përmbanin qindra fjalëkalime dhe emra përdoruesish për llogaritë në Dropbox, por nuk është e qartë se nga ku janë marrë. Në katër skedarë të postuar në Pastebin, qindra emra përdoruesish dhe fjalëkalime ishin listuar në formë teksti si “ngacmues” nga një përdorues anonim, i cili kërkonte për donacione në Bitcoin për zbulime të tjera.

Një një mesazh lidhur me këtë problem thuhet: “Këtu është një tjetër grumbull i llogarive të Hakuara të Dropbox-it nga sulmi masiv i 7,000,000 llogarive. Për të parë më tepër, vetëm kërkoni në “lidhja e larguar” me termin Dropbox hack. Më tepër do të vijnë, vazhdoni ta shfaqni mbështetjen tuaj”.

Përdoruesit në temën në Reddit konfirmuan që kredencialet në “spreadsheet” punuan për shumë llogari të listuara, sidoqoftë nuk është e qartë se nga ku vijnë këto kredenciale e as sa përdorues janë prekur. Sidoqoftë, Dropbox tha në një deklaratë për The Next Web që nuk duhet fajësuar kjo kompani për këtë zbulim dhe që ato ishin vjedhur nga shërbime të tjera të palës së tretë:

“Dropbox nuk është hakuar. Këto fjalëkalime dhe emra përdoruesish fatkeqësisht ishin vjedhur nga shërbimet e tjera dhe janë përdorur në përpjekjet për t’u qasur në llogaritë në Dropbox. Ne më parë kemi gjetur këto sulme dhe shumica absolute e fjalëkalimeve të postuara janë skaduar përkohësisht. Të gjitha fjalëkalimet e mbetura kanë skaduar po ashtu”. Dropbox thotë që ka bërë ndryshimin e fjalëkalimeve kur ka vërejtur veprimtari të dyshimtë në disa nga këto llogari muaj më parë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>