Lajmet

Qindra vajza ruse “ngacmohen seksualisht” në Skype

Dec 8 2012
0 Shpërndarje
Qindra vajza ruse “ngacmohen seksualisht” në Skype

Policia ruse ka arrestuar një person të dyshuar në një rast serial pedofilie. I dyshuari akuzohet se ka ngacmuar seksualisht qindra vajzave të reja duke përdorur programin e bisedës me video në Skype.

Dimitri Zhidkov, një ndihmës mjek 29-vjeçar, i ka pranuar pjesërisht akuzat, duke thënë se ishte në kontakt me një vajzë përmes Skype. Megjithatë, ai këmbënguli se video bisedat me përmbajtje të pastër seksuale ishin me miratimin e të dy palëve.

Një hetim zbuloi se më 11 maj, Zhidkov i ka telefonuar një vajze 10-vjeçare në Skype dhe e ka ngacmuar seksualisht atë gjatë bisedës duke i kërkuar të zhvishet në kamera, duke e bindur më pas të masturbohej para kamerës. Vajza në fund ia ka rrëfyer incidentin nënë së saj, e cila e ka denoncuar në polici. Hetuesit nisën kërkimet në rrjetin social që Zhidkov përdorte për të kontaktuar viktimat dhe e gjetën shumë shpejt atë.

Pas arrestimit të Zhidkovit, policia sekuestroi edhe laptopin e tij, i cili përmbante informacione kontakti për rreth 450 vajza anembanë Rusisë, të gjitha mes moshës 8 dhe 13-vjeçare. Sipas hetimeve, Zhidkov i gjente viktimat e tij nëpërmjet rrjetit social rus Vkontakte dhe fillonte të bisedonte me to duke përdorur një identitet të rremë të gjinisë femërore. Pasi vendoste kontakt, ai u ofronte vajzave një seancë fotosh për një revistë mode dhe u kërkonte të zhvisheshin.

I dyshuari i filmonte viktimat e tij teksa zhvisheshin dhe më pas u bënte shantazh, duke i kërcënuar se do t’ua shpërndante videon miqve të tyre dhe shokëve të klasës nëse ato nuk zhvisheshin plotësisht dhe masturboheshin në kamera për të, ka thënë policia. Viktimat më të bindura të Zhidkovit merrnin edhe ndonjë shpërblim me para nga ai, por është e paqartë se si ishin transferuar paratë.

Akuzat dhe arrestimi i tij për ngacmime seksual kanë ardhur si një goditje e fortë për familjen e Zhidkovit, e cila e përshkruan atë si një njeri familjar dhe baba i dashur i dy fëmijëve.

Edhe pse i ndarë nga gruaja e tij, Zhidkov kishte mbajtur marrëdhënie të mira me të dhe shpesh i vizitonte dy fëmijët e tij. Irina, ish-gruaja e tij, i mohoi kategorikisht akuzat: “Të afërmit nuk kanë parë asgjë sepse kompjuteri është konfiskuar. Por askush nuk e beson këtë gjë”, -ka thënë ajo.

“Djali ynë Danila mbush 10 vjeç nesër dhe pret të takojë babanë e tij me një dhuratë, kurse vajza jonë po qan gjithë kohën dhe dëshiron ta shohë atë.”

Familja Zhidkov ka marrë një avokat që të merret me lirimin e tij. Ky nuk është rasti i parë i ngacmimeve seksuale të fëmijëve në Skype, por është i pari rast me përhapje kaq të madhe në Rusi. Një vit më parë, policia e Moskës kishte arrestuar një njeri që telefononte numra të rastësishëm dhe nëse në anën tjetër të receptorit përgjigjej një fëmijë, ai i propozonte që të flisnin në Skype, duke vepruar më pas me veprime të tjera të turpshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>