Lajmet

Qt MeetUp edhe në Prishtinë

Jul 17 2011
0 Shpërndarje
Qt MeetUp edhe në Prishtinë

Në përfundim të çdo muaji në Prishtinë po organizatoret një mini-takim e quajtur TweetUp me përdoruesit shqiptar të Twitter, por dëshira për të organizuar takime të kësaj natyre nuk po mungon. Si rezultat i kësaj, por edhe nën mbështetjen e Nokia-s, në Prishtinë për herë të parë është organizuar Qt MeetUp, me synimin që të bëjë më të lehtë për njerëzit e komunitetit Qt që të gjejnë njëri tjetrin dhe të bisedojnë në lidhje me Qt. 

Milot Shala, Specialist i certifikuar prej Nokia’s për Qt dhe Nokia Qt Ambasador në Kosovë, paralel me shumë koleg të tij anembanë botës ka mbajtur një prezantim në kuadër të Qt MeetUP, që u mbajt me 15 korrik në Prishtinë, duke demonstruar “live coding” (programim në kohë reale) në një aplikacion të ndërtuar në Windows. Miloti më pas tregoi fuqinë e Qt duke bartur aplikacionin e njëjtë në Symbian Simulator dhe në një pajisje Symbian, duke shfaqur në këtë formë mundësitë e kompajlimit për çdo platformë (duke përfshirë edhe Android edhe iOS). 

Në kuadër të Qt MeetUP, Miloti prezantoi edhe historikun e Qt, zhvillimin dhe përdorimin e saj si framework, gjithashtu u bënë disa krahasime me Android SDK dhe CocoaTouch, etj. 

“Iniciatori për këtë mini-takim ka qenë vet Nokia, përkatësisht divizioni i Qt Developemetns Frameworks, dhe sigurisht në të ardhmen presim të vazhdojmë këtë ritëm duke organizuar takime të ngjashme por mbesim me shpresë në organizimin e takimeve në nivel edhe më të madh” u shpreh Milot Shala për PCWorld Albanian.

Lajmet e fundit>