Biznes

Qualcomm: Akuzat e Apple janë një gënjeshtër

Apr 11 2017
0 Shpërndarje
Apple paditi Qualcomm në një gjykatë Amerikane ku kërkonte 1 miliard dollar për mbi tarifim të procesorëve. Qualcomm: Akuzat e Apple janë një gënjeshtër Photo Source: Reuters

Qualcomm ju kundërpërgjigj padisë së Apple ditën e Hëne duke thënë se prodhuesi i iPhone ka shkelur rregullat e marrëveshjes dhe inkurajuar autoritet rregullatorë të sulmojnë filiale të ndryshme të Qualcomm në botë përmes qëndrimeve të rreme.

Apple paditi Qualcomm në një gjykatë Amerikane ku kërkonte 1 miliard dollar për mbi tarifim të procesorëve. Padia erdhi pak ditë pasi qeveria Amerikane doli publikisht kundër Qualcomm për taktika anti kompetitive për të mbrojtur monopolin.

“Po aplikohet një sulm global ndaj Qualcomm dhe Apple po përdor fuqinë e saj të tregut për të imponuar vendime të pandershme kundër Qualcomm,” tha prodhuesi i çipeve.

Sipas kompanisë, padia e Apple shkel marrëveshjen e licensimit të prodhimit të iPhone dhe iPad. Gjithashtu kompania kishte kërcënuar Qualcomm në mënyrë që të mos publikonte asnjë krahasim të performancës superiore të iPhone me konkurrentët.

Duke u përgjigjur akuzave të Qualcomm, Apple tha se mbështet qëndrimet e mëparshme. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>