Blog

Qualcomm akuzon Apple për shkelje të gjashtë patentave me pajisjet iPhone dhe iPad

Jul 7 2017
0 Shpërndarje
Sipas Qualcomm janë gjashtë patenta të cilat pa të cilat bateritë e telefonëve do të shuheshin në pak minuta. Qualcomm akuzon Apple për shkelje të gjashtë patentave me pajisjet iPhone dhe iPad

Prodhuesi i shquar i procesorëve mobil Qualcomm do të kërkojë nga Komisioni Ndërkombëtar Tregtar ndalimin e shitjeve të iPhone dhe iPad në Shtetet e Bashkuara të cilët përdorin çipe të prodhuar nga Intel dhe që shkelin gjashtë patentat të Qualcomm.

Një kërkesë e cila pritet të shtojë tensionet mes dy kompanive, Qualcomm kërkoi ndalimin e shitjeve për modelet që shkelin patentat e saj. Në një tjetër padi publikuar po ditën e Enjte, Qualcomm kërkon dëmshpërblim monetar.

Sipas Qualcomm janë gjashtë patenta të cilat pa të cilat bateritë e telefonëve do të shuheshin në pak minuta. Nga ana tjetër Apple akuzon Qualcomm për imponim të një takse të pandershme për përdorimin e çipeve të saj.

Në ankesën e Qualcomm thuhej: “iPhone-t të cilët përdorin modemë celularë të furnizuar nga kompani të tjera përveç Qualcomm duhet të ndalohen.”

Qualcomm nuk përmendi Intel në mënyrë të drejtpërdrejtë por është Intel kompania e dytë e cila filloi të furnizonte me çipe iPhone duke filluar nga modeli i vitit të kaluar.

Apple kërkon 1 miliard dollar nga Qualcomm për mbi faturimin e çipeve. Qualcomm është furnizuesi kryesor i Apple dhe Samsung me çipe modemësh rrjeti. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>