Blog

Qualcomm demonstron teknologjinë e ngarkimit wireless për makinat

May 18 2017
0 Shpërndarje
Ekpertët besojnë se makinat e së nesërmes do të jenë elektrike dhe si rezultat lind nevoja e ngarkimit të tyre pa ndërhyrjen e njeriut. Qualcomm demonstron teknologjinë e ngarkimit wireless për makinat Photo Source: Reuters

Qualcomm demostroi ditën e Enjten mënyrën sesi makinat elektrike do të ngarkohen përmes teknologjisë wireless ndërsa janë në lëvizje, një teknologji e cila besohet se do të rrisë adoptimin e makinave me sistem vetëdrejtimi.

Prodhuesi i çipeve mobile e quan teknologjinë “dynamic-charging” testimet e së cilës i kreu në Francë. U përdoren dy makina Renault Kangoo të cilat udhëtonin mbi disa blloqe të cilat transferonin energjinë tek bateritë deri në 20 kilovat në shpejtësi të mëdha.

Ekpertët besojnë se makinat e së nesërmes do të jenë elektrike dhe si rezultat lind nevoja e ngarkimit të tyre pa ndërhyrjen e njeriut.

Ngarkimi wireless është një prej sektorëve më intrigues në mesin e prodhuesve të makinave. Qualcomm kompani e cila furnizon me procesorë telefonët Android dhe Apple pritet të shndërrohet në lider në çipet e automobilave pas blerjes 38 miliard dollarëshe të NXP Semiconductors.

Marrëveshja pret miratimin e Komisionit Evropian më 9 Qershor. /PCWorld Albanian

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>