Biznes

Qualcomm duhet të dëmshpërblejë BlackBerry me 814.9 milion dollar

Apr 12 2017
0 Shpërndarje
Prodhuesi i procesorëve Qualcomm duhet të dëmshpërblejë BlackBerry me 814.9 milion dollar tha një gjykatë. Qualcomm duhet të dëmshpërblejë BlackBerry me 814.9 milion dollar Photo Source: Reuters

Prodhuesi i procesorëve Qualcomm duhet të dëmshpërblejë BlackBerry me 814.9 milion dollar tha një gjykatë.

Kompanitë dërguan një përplasje të tyre në arbitrazh në 2016-ën ku Qualcomm refuzoi të paguante marrëveshjen licensimit që kishte me BlackBerry.

Ditën e Mërkure gjigandi i çipeve tha se nuk e pranon vendimin e panelit të arbitrazh duke e quajtur dëmshpërblimin të papranueshëm.

Në të njëjtën kohë kompania po përballet me Apple e cila e akuzon për mbitarifim të çipeve dhe rrezikon një gjobë 1 miliard dollarëshe.

Aksionet e BlackBerry shënuan rritje me 16% në 9.94 dollar ndërsa të Qualcomm ranë me 1% në 54.81 dollar. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>