Biznes

Qualcomm gjobitet me 854 milion dollar nga autoritetet e Koresë së Jugut

Dec 28 2016
0 Shpërndarje
Qualcomm gjobitet me 854 milion dollar nga autoritetet e Koresë së Jugut

A Qualcomm sign is pictured in front of one of its many buildings in San Diego, CaliforniaAutoritetet rregullatore të Koresë së Jugut kanë gjobitur Qualcomm me 854 milion dollar për ato që autoritetet i quajnë praktika të pandershme biznesi lidhur me licensimin e patentave teknologjike.

Gjoba, më e larta dhënë një kompanie në Korenë e Jugut, shënon betejën e radhës ligjore për Qualcomm dhe biznesin e tij mjaft fitimprurës të licensimit të patentave.

Komisioni Korean i Tregëtisë së Ndershme u shpreh ditën e mërkure se Qualcomm ka abuzuar me pozitat dominuese në treg duke detyruar prodhuesit e paisjeve mobile të paguajnë për një sërë patentash.

Në të njëjtën kohë Qualcomm ka cënuar konkurrencën duke bllokuar licensimin e patentave tek rivalët e Intel, Samsung Electronics dhe MediaTek.

Autoritetet gjithashtu kërkuan nga Qualcomm që të negociojë me rivalët, një marrëveshje e cila do të prekë kompani madhore të telekomunikacionit si Apple, Intel, Samsung dhe Huawei. (PCWorld Albanian)

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>