Biznes

Qualcomm humb betejën e parë me Komisionin Evropian

Jul 18 2017
0 Shpërndarje
Komisioni Evropian përshëndete verdiktin e gjykatës ndërsa Qualcomm nuk komentoi. Qualcomm rrezikohet edhe nga një gjobë e dytë. Qualcomm humb betejën e parë me Komisionin Evropian

Prodhuesi Amerikan i çipeve Qualcomm rrezikon një gjobë prej 580,000 Eurosh nga Komisioni Evropian pas humbjes së apelimit kundër vendimit të gjykatës Evropiane ditën e Hëne.

Qualcomm, i cili u akuzua nga Komisioni Evropian për metoda anti kompetitive ndaj prodhuesit Britanik Icera, muajin e kaluar kërkoi nga Gjykata mbylljen e çështjes.

Komisioni Evropian përshëndete verdiktin e gjykatës ndërsa Qualcomm nuk komentoi. Qualcomm rrezikohet edhe nga një gjobë e dytë.

Komisioni Evropian thotë se Qualcomm ka kryer pagesa ilegale ndaj një konsumatori madhor për të përdorur ekskluzivisht çipet e saj që prej 2011-ës.

Kjo akuzë mund të përfundojë me gjobë në vlerën e 10% të të ardhurave vjetore të kompanisë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>