Harduer

Qualcomm i jep fund pritjes, vjen procesori i parë për orët inteligjente pas 2 vitesh

Aug 8 2018
0 Shpërndarje
Edhe pse Snapdragon 2100 është një procesor mjaft i mirë, konkurrenca nga Apple në këtë fushë ka vënë në pozitë të vështirë prodhuesit Android. Qualcomm i jep fund pritjes, vjen procesori i parë për orët inteligjente pas 2 vitesh

Mbase Qualcomm më në fund do të prezantojë një procesor të ri për veshjet inteligjente. Sot kompanitë janë duke zhvilluar orë inteligjente me sistemin operativ Wear OS por me procesorin Snapdragon Wear 2100 i debutuar në Shkurt të 2016-ës.

Por Qualcomm dërgoi ftesa për një aktivitet që mbahet më 10 Shtator ku shkruhet “Ka ardhur koha.”

Edhe pse Snapdragon 2100 është një procesor mjaft i mirë, konkurrenca nga Apple në këtë fushë ka vënë në pozitë të vështirë prodhuesit Android.

Konkretisht Fossil ka përdorur Snapdragon Wear 2100 në disa gjenerata pajisjesh. Jo më larg se dje kompania prezantoi një linjë të re pajisjesh me funksione moderne si monitor të rrahjeve të zemrës dhe NFC.

Procesori i ardhshëm i kompanisë do të ndihmojë në zhvillimin e dizajneve më fleksibël. Ndërsa pajisjet e para me këtë procesor pritet të jetë ora e parë inteligjente e Google që mund të debutojë në Tetor së bashku me telefonët Pixel 3.

Huawei dhe Fossil pritet të pasojnë në muajt në vijim. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>