Harduer

Qualcomm ka filluar të testojë çipin 64 Bit Snapdragon 810

Aug 17 2014
0 Shpërndarje
Qualcomm ka filluar të testojë çipin 64 Bit Snapdragon 810

bigQualcomm ka zbuluar çipin 64Bit Snapdragon 810 në muajin prill dhe falë një listimi të bërë në databazën e testimit të standardeve të AnTuTu, mund të shohim se aktualisht ai po testohet.

Mesa duket platforma është vendosur në një pajisje prototip me ekran 6.2 inç me rezolucion 2560×1600 pixel së bashku me 4 G RAM. Interesant është fakti se frekuenca e proçesorit njihej në rangun 200-940 Mhz. Në maksimumin e tij, ai mund të operonte në 2 Ghz.

Për fat jo të mirë nuk ka asnjë informacion sesa performancë do të ofrojë Snapdragon 810. Snapdragon 810 karakterizohet nga katër bërthama Cortex-A57 dhe katër bërthama Cortex-A53 që ofrojnë një eksperiencë 25-55 % më të lartë sesa Snapdragon 805 dhe konsumon 20% më pak energji. Përsa i përket fuqisë grafike Snapdragon 810 ka një Andreno 430 të re që reklamohet si 30% më e shpejtë se Adreno 420.

Ka pasur spekulime se Nexus 6 do të ketë një çip 64Bit Snapdragon 810, por asgjë që e konfirmon këtë nuk është zbuluar. Do të jetë interesante të shohim sesi do të qëndrojnë Snapdragon 810 përballë Nvidia Tegra K1(Projekti Denver), dhe për këtë na duhet të presim deri nga fundi i vitit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>