Harduer

Qualcomm ka penguar Samsung ti shesë procesorët Exynos palëve të treta

Mar 27 2017
0 Shpërndarje
Qualcomm, patentat e të cilës duhet të licensohen në pakusht, rrezikon një gjobë prej 865 milion dollar për abuzime me pozitat dominuese në treg. Qualcomm ka penguar Samsung ti shesë procesorët Exynos palëve të treta

Qualcomm ka penguar Samsung ti shesë procesorët Exynos palë të treta tha Komisioni i Tregtisë së Ndershme në Korenë e Jugut.

Sipas autoriteteve të këtij vendi, Samsung ju kërkuar të mos shiste procesorë tek prodhuesit e tjetër, një marrëveshje e mundësuar nga bashkëpunimi në licensimin e patentave mes dy kompanive.

Qualcomm, patentat e të cilës duhet të licensohen në pakusht, rrezikon një gjobë prej 865 milion dollar për abuzime me pozitat dominuese në treg.

Kompania e cila ka apeluar vendimin, dërgoi një padi në një gjykatë administrative ku kërkonte tërheqjen e saj. Marrëveshja e parë mes Samsung dhe Qualcomm daton që nga 1993 ku gjigandi Korean mund të prodhonte pajisje me patentat e gjeneratës së dytë CDMA.

Kështu Samsung mund të zhvillonte modemë të tillë vetëm për vete dhe jo për të tjerët. Në 2011-ën kur çipet filluan të përfshinin modemë, grafika dhe procesorë, Samsung kishte kërkuar ndryshimin e kontratës me Qualcomm.

Por ky i fundit ishte shprehur se blerët e Samsung duhet të paguajnë edhe kostot e licensimit nëse duan pajisje Samsung. Bisedimet morën fund në 2013-ën me Samsung i cili u dorëzua përballë presionit.

Samsung përdor në telefonët e kompanisë të dy çipet, Exynos dhe Snapdragon të Qualcomm. Telefoni i ardhshëm Galaxy S8 do të fuqizohet nga Snapdragon 835 dhe Exynos 9. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>