Harduer

Qualcomm kryen testin e parë të 5G-së nga një pajisje mobile

Oct 17 2017
0 Shpërndarje
Testimi u krye me një model X50 5G i prezantuar një vit më parë dhe u demonstrua mbi frekuencat 28Ghz. Qualcomm kryen testin e parë të 5G-së nga një pajisje mobile

Marshimi i Qualcomm drejt 5G-së shënoi një hap të rëndësishëm ditën e sotme kur kompania tha se kishte kryer testimin e parë të një rrjeti 5G në një pajisje mobile.

Testimi u krye me një model X50 5G i prezantuar një vit më parë dhe u demonstrua mbi frekuencat 28Ghz.

Qualcomm thotë se modemi arriti shpejtësi gigabitëshe por ka kapacitete deri në 5Gbps kur të përfundohet implementimi në masë i 5G-së.

Por kompania nuk u mjaftua me kaq sepse publikoi referencën e parë të dizajnit të një telefoni 5G i cili do të ketë modemë 5G. Dizajni është 9 mm i trashë dhe ka ekran pa skaje si çdo telefon i ditëve të sotme.

Në mënyrë që modemi 5G të funksionojë, Qualcomm zhvilloi një antentë të re në madhësinë e një monedhe.

Kompania tha se mund të implementohen dy antena të tilla në një telefon inteligjent ndërsa pritet që madhësia e tyre të reduktohet me 50% në 12 muajt e ardhshëm.

Së fundi Qualcomm prezantoi një procesor të ri, Snapdragon 636 për telefonët e rangut të mesëm. Snapdragon 636, ashtu si 630 sjell 40% më shumë performancë sesa paraardhësi.

Bazohet në një çip 14 nanometër dhe mbështet ekranet Full HD+, rrjete LTE 600Mbps dhe kamera deri në 24 megapiksel.

Qualcomm thotë se çipi i ri do të shfaqet tek telefonët e parë në 2018-ën. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>