Biznes

Qualcomm marrëveshje me 19 prodhues dhe 18 operatorë për lançimin e 5G në 2019

Feb 8 2018
0 Shpërndarje
Qualcomm nisi një bashkëpunim me 19 prodhues dhe 18 operatorë celulare Qualcomm marrëveshje me 19 prodhues dhe 18 operatorë për lançimin e 5G në 2019

Pajisjet e para me gjeneratën e re celulare 5G janë më afër të qenurit një realitet ditën e sotme ndërsa Qualcomm nisi një bashkëpunim me 19 prodhues dhe 18 operatorë celulare për të implementuar familjen Snapdragon X50 të modemevë 5G.

I mbështetur gjerësisht, projekti i Qualcomm do të sjellë 5G në një mori telefonësh nga viti i ardhshëm. Familja Snapdragon X50 e Qualcomm debutoi në Tetor të 2016-ës me premtimin për të ofruar deri në 5Gbps dhe vonesa 1-2 milisekonda.

Kjo përbën një përmirësim radikal krahasuar me modemët 4G LTE. Modemët X50 do të shtrihen në frekuencat 6Ghz si dhe mbështetin njëherazi jo vetëm rrjetet 5G por edhe 4G.

Kush janë emrat që do ti bashkohen Qualcomm?

  • Asus
  • Fujitsu and Fujitsu Connected Technologies
  • HMD Global (Nokia Phones)
  • HTC
  • Inseego/Novatel Wireless
  • LG
  • NetComm Wireless
  • Netgear
  • Oppo
  • Sharp
  • Sierra Wireless
  • Sony Mobile
  • Telit
  • Vivo
  • Wingtech
  • WNC
  • Xiaomi and
  • ZTE

Gjithashtu edhe 18 operatorë celularë janë pjesë e nismës si:

  • AT&T
  • British Telecom
  • China Telecom
  • China Mobile
  • China Unicom
  • Deutsche Telekom
  • KDDI
  • KT Corporation
  • LG Uplus
  • NTT Docomo
  • Orange
  • Singtel
  • SK Telecom
  • Sprint
  • Telstra
  • TIM
  • Verizon and
  • Vodafone Group

Qualcomm ka planifikuar demonstrimin e Snapdragon X50 në Kongresin Mobil Botëror që do të mabhet në fund të muajit. /PCWorld Albanian

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>