Biznes

Qualcomm mund të ketë zgjidhur problemin me proçesorin Snapdragon 810

Feb 7 2015
0 Shpërndarje
Qualcomm mund të ketë zgjidhur problemin me proçesorin Snapdragon 810

snapdragonphone

Qualcomm ka reaguar shumë shpejt duke mohuar problemet e proçesorit të saj Snapdragon 810 publikisht por ndërkohë prapa skenave problemi për të cilin ka kohë që flitet mund të jetë zgjidhur. Informacionet më të fundit zbulonjë se çipi nuk po shfaq më problem të nxehtësisë. Gjithësesi dërgesat e tij nuk do të fillojnë deri në muajin Mars. Sipas një analistëve mbinxehja përbënte me të vërtetë një problem. Kompania e mohoi diçka të tillë e cila na bën të mendojmë se është zgjidhur ky problem.

Lajmi vjen nga Taiwan Semiconductor Manufacturing Company ku çipi është duke u prodhuar. Në varësi të punës së kësaj firme varet dhe fillimi i dërgesave të para të çipit Snapdragon 810. Ky çip do të përdoret në një sërë telefonash të rinj Android si HTC, LG madje dhe Microsoft. Ndërsa Samsung së fundmi ka lajmëruar se e ka zëvëndësuar këtë çip me proçesorin e saj Exynos në smartfonin e ri të ardhshëm të linjës Galaxy.

(PC World Albanian)

Lajmet e fundit>