Harduer

Qualcomm: Në fund të vitit mbërrin kompjuteri i parë Windows 10 me procesor Snapdragon 835

Apr 22 2017
0 Shpërndarje
“Snapdragon 835 do të zgjerohet në kompjuterat mobil me Windows 10,” u shpreh shefi ekzekutiv Steve Mollenkoph. Qualcomm: Në fund të vitit mbërrin kompjuteri i parë Windows 10 me procesor Snapdragon 835 Photo Source: IDG

Nëse keni pritur prej kohësh për një kompjuter Windows 10 pa procesorët AMD ose Intel, atëherë dëshira juaj do të përmbushet në fund të vitit.

Qualcomm tha se laptopi i parë me valë celulare dhe Windows 10 bazuar në Snapdragon 835 do të debutojë në fund të 2017-ës.

“Snapdragon 835 do të zgjerohet në kompjuterat mobil me Windows 10,” u shpreh shefi ekzekutiv Steve Mollenkoph.

Windows 10 ka funksionuar gjithnjë vetëm në procesorët x86. Bashkëpunimi mes Microsoft dhe Qualcomm pritet të sjellë për herë të parë një kompjuter Windows 10 me procesor ARM. Pajisja do të mund të përdoret si një tablet por edhe si një laptop.

Ky laptop do të ketë qasje në internet celular me shpejtësi të lartë, sikur të ishit me një telefon inteligjent. Kompjuteri pritet të ketë jetëgjatësi baterie përtej asaj çfarë jemi mësuar të shohim duke qenë se Snapdragon 835 është dizenjuar për telefonët. Videot 4K do të jenë plotësisht të mundura falë grafikave Adreno 540.

Ndërsa prodhuesi i çipeve afrohet me Microsoft, Qualcomm por vuan me Apple nga ana tjetër. Kjo e fundit refuzon të paguajë liçensimin prej 1 miliard dollarësh që i detyrohet Qualcomm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>