Biznes

Qualcomm padit në gjykatë katër kontraktorë të prodhimit të Apple iPhone

May 17 2017
0 Shpërndarje
Si rezultat prodhuesi i çipeve uli menjëherë pritshmëritë e të ardhurave për tremujorin e dytë të 2017-ës. Ai është furnizuesi më i madh i çipeve për telefonët e Apple dhe Samsung. Qualcomm padit në gjykatë katër kontraktorë të prodhimit të Apple iPhone Photo Source: Reuters

Qualcomm paditi Foxconn Technology Group dhe tre kontraktorë të Apple të cilët nuk parguajnë për licencimin e teknologjisë duke nxehur më tej marrëdhëniet me prodhuesin e iPhone.

Kontraktorët e tjetër janë Pegatron, Wistron dhe Compal Electronics. Apple paditi Qualcomm në Janar duke e akuzuar për mbi faturim të licencimit duke refuzuar kryerjen e pagesave prej 1 miliard dollar që i Apple i detyrohej.

Qualcomm shprehet se Apple kërkon uljen e faturimit të licencimit poshtë kërkesës së tregut. Që nga muaji i kaluar Apple ka vendosur të mos paguajë Qualcomm asnjë qindarkë për licencimit derisa çështja të marrë drejtim në gjykatë.

Si rezultat prodhuesi i çipeve uli menjëherë pritshmëritë e të ardhurave për tremujorin e dytë të 2017-ës. Ai është furnizuesi më i madh i çipeve për telefonët e Apple dhe Samsung.

Sakaq Foxconn është prodhuesi kryesor i iPhone të Apple. /PCWorld Albanian

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>