Biznes

Qualcomm përfiton gati 2 miliardë dollarë për tre muaj

Feb 1 2013
0 Shpërndarje
Qualcomm përfiton gati 2 miliardë dollarë për tre muaj

Kompania Qualcomm ka publikuar rezultatet e veta financiare për tre muajt e kaluar të cilat tregojnë jo vetëm biznes të mirë të kompanisë, por edhe disa rekorde të thyera.

Kështu Qualcomm kishte të ardhura në tremujorin e kaluar prej 6 miliardë dollarë, që është një rritje prej 29% në krahasim me te njëjtin tremujori të vitit të kaluar dhe shënon një rekord të ri për këtë kompani.

Me sa duket çipat Snapdragon mund të gjenden gjithkund këtyre ditëve, kështu që nuk është për t’u çuditur që Qualcomm ka pasur përfitime kaq të mëdha. Fitimet e kompanisë arritën vlerën prej 1,9 miliardë dollarëve për vetëm tre muaj dhe vlerë e cila është 36% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Duke pasur parasysh këte ecuri pozitive, duket i logjikshëm vendimi i kësaj kompanie për t’u shpërndarë aksionerëve një divident prej 428 milion dollarësh.

Në rast se pyesni se çfarë ka ndodhur: Qualcomm ka arritur të shpërndajë 182 milion çipa SoC, që është 17% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Duke ditur që çipat Snapdragon 800 do të arrijnë nga mesi i vitit, mund të themi se për Qualcomm nuk do të ketë shqetësime. (PCWorld Albanian)

Qualcomm

Lajmet e fundit>