Harduer

Qualcomm: Përgatituni për telefonët inteligjent me cilësi 4K

Nov 22 2014
0 Shpërndarje
Qualcomm: Përgatituni për telefonët inteligjent me cilësi 4K

LG_Phone_L3-1Nëse mendoni se ekranet paraqitëse Quad HD janë cilësia më e lartë e paraqitjes së pamjeve në telefonët inteligjent, ju gaboheni. Sipas Qualcomm, e cila është një ndër kompanitë kryesore që merret me zhvillimin e teknologjisë së përdorur në smartfonë, telefonët me teknologjinë 4K do të vijnë shumë shpejt në treg. Cilësia e paraqitjes e ekraneve të tyre do të jetë shumë e lartë

Në kohën kur Apple prezantoi telefonin inteligjent iPhone 4, kompania për herë të parë prezantoi për publikun ekranin paraqitës “Retina”, i cili ishte aq i qartë sa pikselët nuk dukeshin nga distanca normale të shikimit. Që atëherë prodhues të ndryshme të telefonëve inteligjent kanë zhvilluar ekrane me rezolucione ultra të larta, ku cilësia në disa prej tyre ka kaluar edhe imagjinatat. Një telefon normal ka një ekran me cilësi 1080p, cilësi e njëjtë me një Televizor HD. Kompanitë më të suksesshme me fabrika në Azi për smartfonët, tashmë po prodhojnë ekrane me cilësi Quad HD, që do të thotë rezolucion prej 2,560 x 1,440 piksel, ose ndryshe 3.7 milio piksel.

Cilësia dhe qartësia e pamjeve në këto pajisje është tejet e lartë. Kompania Qualcomm ka deklaruar se telefonë me ekrane me cilësi më të lartë se ato se përmendëm më sipër do të jenë të pranishëm në treg në vitin 2015. Këto ekrane të reja që do të përdoren do të kenë rezolucion 4K, cilësi dhe rezolucion i njëjtë me televizorët më të avancuar të kohës. Prezantimi i telefonave 4K për kompaninë Qualcomm nuk ka të bëjë vetëm me numrin e pikselave, por ka të bëjë me gjithçka duke nisur nga standardet e reja 4K për videot, e cila përfshin përshtatje të procesorëve dhe teknologjive të tjera përbërëse të këtyre pajisjeve me formatet e reja.

“Në qoftë se ju blini një lojë në cilësinë 4K për telefonët me sistem operativ Android ose iOS, ju do të keni një eksperiencë loje të njëjtë me një platformë loje. Çmimi i këtyre lojërave krahasuar me ato të platformave është shumë herë më i vogël, p.sh vetëm 1.99 dollarë”- deklaroi Cristiano Amon zëvendës presidenti i Qualcomm.(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>