Harduer

Qualcomm po bashkëpunon me LG për të zhvilluar dhe prodhuar Snapdragon 845

May 29 2017
0 Shpërndarje
Puna me çipin e ri besohet se ka filluar që nga ky muaj dhe do të bazohet në arkitekturën 7 nanometër e cila do të ofrojë 30% më shumë fuqi sesa Snapdragon 835. Qualcomm po bashkëpunon me LG për të zhvilluar dhe prodhuar Snapdragon 845 Photo Source: DigitalTrends

Qualcomm në bashkëpunim me LG do të ndërtojnë gjeneratën e re të procesorit më të mirë Snapdragon, modelit Snapdragon 845.

Lajmi vjen nga The Investor i cili thotë se procesori do të prodhohet nga Lg G7.

Puna me çipin e ri besohet se ka filluar që nga ky muaj dhe do të bazohet në arkitekturën 7 nanometër e cila do të ofrojë 30% më shumë fuqi sesa Snapdragon 835.

Së bashku me çipin e ri shpërthejnë edhe spekulimet për gjenerat e reja të telefonëve të rangut të lartë. Konkretish tpër Galaxy S9-ën e cila do të debutojë vitin e ardhshëm, pritet që Snapdragon 845 të jetë në zemër të tij.

Këtë vit LG zgjodhi Snapdragon 821 për telefonin LG G6 duke ja lënë Snapdragon 835 të gjithin Samsung dhe Galaxy S8-ës. Megjithatë këtë luks pritet të mos e ketë përsëri Samsung vitin e ardhshëm nisur edhe nga diferencat dramatike mes 821 dhe 835. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>