Harduer

Qualcomm prezantoi procesorët e rangut të mesëm Snapdragon 429, 439 dhe 632

Jun 27 2018
0 Shpërndarje
Këto janë procesorët më të fundit të serive 400 dhe 600 dhe hyjnë në rangun e mesëm të secilës prej linjave me përmirësime të dukshme të performancës. Qualcomm prezantoi procesorët e rangut të mesëm Snapdragon 429, 439 dhe 632

Qualcomm prezantoi ditën e sotme tre procesorë të rinj dizajnuar për telefonët dhe tabletë: Snapdragon 429, 439 dhe 632.

Këto janë procesorët më të fundit të serive 400 dhe 600 dhe hyjnë në rangun e mesëm të secilës prej linjave me përmirësime të dukshme të performancës.

Snapdragon 429 dhe 439 duhet të jenë 25% më të shpejtë sesa 425 dhe 430. Modeli 429 ofron mbështetje për një kamër të vetme 16 megapiksel ose dy kamera të pasme 8 megapiksel si dhe rezolucione ekrani prej 720p.

439 mund të përballojë kamera deri në 21 megapiksel ose dy kamera 8 megapiksel.

Modeli më i fuqishëm i prezantuar, Snapdragon 632 duhet të jetë në teori 40% më i shpejtë sesa paraardhësi Snapdragon 626. Ai mbështet kamera deri në 24 megapiksel ose dy kamera me nga 13 megapiksel, ekrane 1080p, video 4K dhe LTE më të shpejtë.

Procesorët Qualcomm 400 dhe 600 zakonisht shfaqen tek telefonët e rangu 100-400 dollarë. Në disa vende ku kostoja e telefonë me Snapdragon 800 është e lartë, Qualcomm promovon Snapdragon 600. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>