Harduer

Qualcomm prezantoi Snapdragon 850, mbërrin tek kompjuterat këtë vit

Jun 5 2018
0 Shpërndarje
Qualcomm thotë se Snapdragon 850 do të përdoret vetëm për kompjutera dhe jo për telefonët. Ai është një version i përshtatur i Snapdragon 845. Qualcomm prezantoi Snapdragon 850, mbërrin tek kompjuterat këtë vit

Qualcomm prezantoi ditën e sotme një procesor të ri specifikisht për kompjuterat Windows 10 “Always Connected.”

Snapdragon 850 pason Snapdragon 835 i pari përdorur në  një kompjuter Always Connected dhe sjell performancë, konektivitet dhe jetëgjatësi baterie më të lartë.

Platforma Always Connected PC është përgjigja e Microsoft dhe Qualcomm ndaj iPad Pro. Ka procesorë ARM, LTE të integruar, jetëgjatësi më të lartë baterie e shumë të tjera.

Qualcomm thotë se Snapdragon 850 do të përdoret vetëm për kompjutera dhe jo për telefonët. Ai është një version i përshtatur i Snapdragon 845.

Snapdragon 850 ka 30% më shumë performancë, 20% më shumë jetëgjatësi bateri dhe 20% më shumë shpejtësi LTE sesa Snapdragon 835.

Është i ndërtuar mbi arkitekturën 10 nanometër të 845-ës. Kompjuteri i parë Always Connected mbërriti këtë vit me Snapdragon 835 ndërsa me 850 do të vinë në fund të vitit.

Snapdragon 835 është parë në pajisjet Asus, HP dhe Lenovo. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>