Harduer

Qualcomm prezanton çipin Snapdragon 820 duke i bërë paisjet kompjuterike më të zgjuara se asnjëherë më parë

Mar 3 2015
0 Shpërndarje
Qualcomm prezanton çipin Snapdragon 820 duke i bërë paisjet kompjuterike më të zgjuara se asnjëherë më parë

snapdragon_primary-100259796-largeQualcomm po kontribon në ndërtimin e një marrëdhënieje mes paisjeve elektronike dhe njeriut në një të ardhme të afërt. Kështu tha kompania gjatë kongresit mobil botëror ku na prezantoi me një mikroçip të ri quajtur Snapdragon 820.

Telefonët dhe tabletët e fuqizuar nga ky mikroçip do të jenë të aftë të mësojnë më shumë rreth përdoruesit me kalimin e kohës duke fituar sjellje njerëzore. Qualcomm po i inkorporon këto karakteristika nga platformat e saj Zeroth.

Implementimi i të tillave karakteristikave në paisjet kompjuterike të ditëve të sotme do tu jape telefonëve dhe tabletëve tanë një karakter më personal. Këto paisje kompjuterike do të jenë të afta të mësojnë më shumë rreth përdoruesve të tyre duke grumbulluar të dhëna audio dhe video.

Gjatë demostrimit në Kongresin Mobile Botëror të këtij çipi, kamera e telefonit ishte e aftë të identifikonte përdoruesin dhe të shfaqte edhe emrin në ekran.

qualcomm-820-100570793-largePërtej paisjeve mobile, Qualcomm Snapdragon 820 do të jetë pjesë e automobilave, robotëve, realitetit virtual madje edhe dronëve. Qualcomm me këtë mikroçip po shënjestron të gjithë telefonët premium. Do të jetë pasardhësi i modelit 64Bit Qualcomm Snapdragon 810 i cili nuk është adoptuar në atë masë që kompania shpresonte. Samsung e braktisi mbështetjen për këtë mikroçip për shkak të problemeve me nxehtësinë duke favorizuar çipet e vetë kompanisë ato Exynous. Por HTC kishte vendosur ta pranonte këtë mikroçip dhe HTC One M9 fuqizohet nga Snapdragon 810.

Natyrisht që Snapdragon 820 do të përdorë arkitekturat e ARM-së, dhe është i pari që bazohet në modelin Kryo të cilin kompania britanike e prezantoi jo shumë kohë më parë. Enigma e kësaj historie ngelet koha kur Snapdragon 820 do të jetë pjesë e smartfonëve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>