Harduer

Qualcomm prezanton skanerin e shenjave të gishtërinjve që vendoset nën ekran

Jun 29 2017
0 Shpërndarje
Sensori funksionon me valë ultrasonike. Xiaomi është kompania e parë që ka përdorur teknologjinë në telefonin Mi5. Qualcomm prezanton skanerin e shenjave të gishtërinjve që vendoset nën ekran

Qualcomm prezantoi ditën e djeshme së bashku me procesorin Snapdragon 450, një skaner të shenjave të gishtërinjve i cili mund të vendoset nën ekranin e një telefoni apo tableti.

Kompania tha se ai mund të përdoret edhe me gishta të lagur, nën ujë e madje mund të masë edhe rrahjet e zemrës.

Ky zhvillim i ri hap rrugë dizajneve më të holla të telefonëve Android. Megjithatë ekspertët besojnë se Apple ka një avantazh ndaj Qualcomm në këtë drejtim.

Skanerët e shenjave të gishtërinjve janë përdorur për tu qasur në telefonët tanë pa pasur nevojë për një fjalëkalim, për të kryer një pagesë dhe kryer kontrolle të ndryshme indentiteti.

Ato janë vendosur kryesisht në fund të telefonit ose në pjesën e pasme të tij. Ky inovacion u prezantua në Kongresin Mobil Botëror të Shangai.

Sensori funksionon me valë ultrasonike. Xiaomi është kompania e parë që ka përdorur teknologjinë në telefonin Mi5.

Raportohet se Samsung gjithashtu është duke punuar në një teknologji të ngjashme e cila u spekulua se do të mbërrinte me Galaxy S8-ën por nuk ndodhi kështu. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>