Harduer

Qualcomm Quick Charge 4.0 në telefonët e parë në mesin e vitit

May 8 2017
0 Shpërndarje
Teknologjia e ngarkimit të shpejtë të Qualcomm quajtur Quick Charge 4.0 do të mbërrijë tek telefonët e parë mesin e këtij viti. Qualcomm Quick Charge 4.0 në telefonët e parë në mesin e vitit

Nëse ngarkimi i shpejtë i baterisë së telefonit është prej maktheve tuaja më të frikshme, atëherë përgatituni sepse ky makth do të marrë fund.

Teknologjia e ngarkimit të shpejtë të Qualcomm quajtur Quick Charge 4.0 do të mbërrijë tek telefonët e parë mesin e këtij viti.

Qualcomm shprehet se Quick Charge është një prej teknologjive më të shpejta të ngarkimit të baterive. Në vetëm 15 minuta mund të ngarkojë baterinë në 50%, mjaftueshëm edhe për 5 orë të tjera bisedë.

Versioni 4.0 i teknologjisë do të jetë 20% më i shpejtë sesa Quick Charge 3.0. Pritshmëritë e Qualcomm janë bazuar në testimet e realizuar ame një bateri prej 2,750 mAh. Por shumica e telefonëve të sotëm kanë standard bateritë 3,000 mAh.

Teknologjia u prezantua në Nëntor së bashku me Snapdragon 835. Telefonët e ri që kanë këtë procesor si për çudi nuk kanë Quick Charge 4.0 po 3.0. Kjo vlen edhe për Samsung Galaxy S8-ën.

Sakaq Qualcomm thotë se mbi 600 milion pajisje sot kanë teknologjinë Quick Charge 2 ose 3. /PCWorld Albanian

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>