Biznes

Qualcomm refuzon publikisht ofertën e Broadcom

Nov 13 2017
0 Shpërndarje
Sakaq Broadcom tha: “Ne besojmë se oferta jonë është më atraktivja e disponueshme për Qualcomm dhe jemi edhe më të inkurajuar nga reagimi i tyre.” Qualcomm refuzon publikisht ofertën e Broadcom

Bordi drejtues i Qualcomm unanimisht refuzoi ofertën e blerjes nga rivali Broadcom ditën e Hëne.

Ky i fundit bëri një ofertë publike formale javën e kaluar për 70 dollar aksionin duke vlerësuar Qualcomm me 130 miliard dollar.

Edhe pse analistët vlerësuan ofertën si shumë të ulët, Broadcom nuk u tërhoq. Në një qëndrim zyrtar ditën e sotme bordi drejtues tha se oferta nënvlerëson dramatikisht Qualcomm dhe nuk është në interes të aksionerëve.

Sakaq Broadcom tha: “Ne besojmë se oferta jonë është më atraktivja e disponueshme për Qualcomm dhe jemi edhe më të inkurajuar nga reagimi i tyre.”

Të dy kompanitë kanë konsumatorin kryesor Apple. Analistët thonë se një marrëveshje mes dy palëve do të sheshonte mosmarrëveshjet e Qualcomm me Apple falë marrëdhënies së mirë që ka me Broacom.

Broadcom i ngelet tani ose të rrisë vlerën e ofertës apo të shkojë në një luftë proxy.

Çmimi më i volitshëm do të ishte rreth 80-85 dollar për aksion dhe Broadcom mund të shkojë deri në 90 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>