Analiza

Qualcomm shpërndan në Twitter imazhe të smartfonit që do të prezantohet në CES

Jan 2 2015
0 Shpërndarje
Qualcomm shpërndan në Twitter imazhe të smartfonit që do të prezantohet në CES

qualcommEventi prestigjioz i teknologjisë, CES, pritet të pasurojë tregun me produkte të reja. Pjesëmarrës i sigurt në këtë event, padyshim që do të jetë dhe Qualcomm. Ky i fundit publikoi në Twitter një foto ku duket qartë një pajisje e cila përdor procesorin e saj Snapdragon 800. Kompania nuk publikoi detaje të tjera mbi këtë smartfon edhe pse analistët bazuar në foton e publikuar kanë ngritur dyshimet e tyre për llojin e smartfonit.

Duke pasur një buton, pretendohet se ky smartfon mund të jetë i kompanisë LG. Ka shumë mundësi të bëhet fjalë për G Flex 2. Por mund të jetë dhe një telefon i cilësisë mesatare po prap nga LG. Një mundësi tjetër është se Qualcomm mund të jetë duke folur për smartfonin e ri Asus ZenFone. Kompania me bazë në Tajvan, publikoi një video të shkurtër këtë muaj ku shfaqej produkti i saj më i ri. Ndërkohë të gjithë janë kuriozë të shohin se cdo të sjellë realisht Qualcomm në bashkëpunim me partnerët e tij misterioz. (PC World Albanian)

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>