Harduer

Qualcomm sjell një çip që kombinon LTE dhe WiFi së bashku

Jun 12 2014
0 Shpërndarje
Qualcomm sjell një çip që kombinon LTE dhe WiFi së bashku

wi-fi-in-the-sky-100066466-galleryQualcomm po sjell mbulim 4G për zyrat dhe shtëpitë me çipet me kosto të ulët që do të fuqizojnë routerat wireless me WiFi dhe LTE. Prezantimi i çipit FSM90xx do të thotë një ndryshim i ritmit të Qualcomm në këtë drejtim. Kur kompania i hyri këtij sektori kishte për qëllim të sillte produkte të një performance të lartë, por tashmë ka filluar të “zbresë” disa shkallë në objektivat e saj.

Me çipin FSM90xx, Qualcomm po fokusohet në kombinimin e produkteve LTE dhe WiFi që mund të mbajnë nga 4 deri në 16 përdorues aktivë në rrjet në shtëpitë dhe bizneset. Ky çip është i bazuar në teknologjinë 28 nanometër, duke bërë të mundur për Qualcomm të përmirësojë konsumin e energjisë dhe uljen e kostos.

“Ne kemi ulur ndjeshëm koston e silikonit. Më duhet të them se jemi shumë ambiciozë për sjelljen e këtyre produkteve për konsumatorët tonë sa më shpejt të jetë e mundur.” Çipi i ri ka trashëguar shumë veçori të sigurisë dhe një softuer të programuar modemi nga çipi FSM99x. Kur Qualcomm zhvilloi të këtilla çipe përdori të gjitha avantazhet e teknologjive që kishte kompania përfshi edhe teknologjinë e smartfonëve për të ulur konsumin e energjisë.

Për të ofruar shpejtësi të larta LTE, çipi do të përdori një teknologji nga kompanitë celulare që bën të mundur që rrjetet të ruajnë më shumë burime për disa përdorues duke trajtuar dy kanale të ndryshme në frekuenca të njëjta ose edhe të ndryshme sikur të ishtë një e vetme. Rezultati është një shpejtësi dy herë më e lartë, të paktën në letër.

FSM90xx do të fillojë të prodhohet gjatë gjashtë mujorit të dytë të këtij viti që do të thotë se kompania do të ofrojë disa prej çipeve për një numër të caktuar konsumatorësh. Produktet e para që do të përdorin këtë çip do të vijnë gjatë gjysmës së dytë të vitit 2015 sipas Rabinovitsj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>