Harduer

Qualcomm Snapdragon 450 do të rrisë performancën e telefonëve nën 200 dollar

Jun 28 2017
0 Shpërndarje
Snapdragon 450 është procesori i parë i linjës 400 që mbështet Bokeh në kohë reale, mjegullimin e sfondit të një fotoje. Qualcomm Snapdragon 450 do të rrisë performancën e telefonëve nën 200 dollar Photo Source: Qualcomm

Pasi shkurtoi diferencat në teknologji mes telefonëve të rangut të lartë dhe atyre të mesëm, Qualcomm thashmë kërkon që telefonët buxhetor të jenë edhe më të shpejtë.

Snapdragon 450, një procesor me tetë bërthama, vjen pikërisht me këtë synim. Ndërtuar në arkiteturën 14 nanometër, çipe i ri sjell rritje të ndjeshme të performancës krahasuar me Snapdragon 435 së bashku me jetëgjatësi më të lartë baterie dhe shfletim më të shpejtë.

Snapdragon 450 është procesori i parë i linjës 400 që mbështet Bokeh në kohë reale, mjegullimin e sfondit të një fotoje.

Teknologjitë që sjell ky procesor janë LTE Cat 6, Quick Charge 3.0, USB 3.0 dhe mbështetje për ekrane FHD+ me rezolucion 2160×1440 pixel.

Ky procesor do të shfaqet në telefonët 200 dollarësh ose më shpejtë në marka telefonësh si Xiaomi, Huawei dhe Vivo. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>