Harduer

Qualcomm Snapdragon 810 do të ofrojë shpejtësi multi gigabitëshe

Jul 5 2014
0 Shpërndarje
Qualcomm Snapdragon 810 do të ofrojë shpejtësi multi gigabitëshe

Qualcomm-Brand-Shot-CES-2014Qualcomm ka përfunduar blerjen e Wilocity-s, një kompania e cila ka zhvilluar çipe wireless 60 Ghz bazuar në standardin IEEE 802.11ab. Teknologjia njihet si WiGig dhe mund të ofrojë shpejtësi deri në 7 Gigabit për sekondë në distanca të shkurtra prej 10 metrash, por që mbetet një shpejtësi e lartë krahasuar me atë çfarë ofron Wi-Fi. Përveç bandwidth-it të lartë, WiGig gjithashtu ofron përmirësime në efikasitetin e energjisë dhe kapacitetit.

Gjithsesi, WiGig nuk ofron shpejtësi të larta në distance të mëdha siç bën Wi-Fi dhe nuk mund të penetrojë muret. Kështuqë nuk duhet të prisni që kjo teknologji të ofrojë shpejtësi super të shpejta transmetimi të dhënash kudo që ju jeni. Në fakt WiGig është më i përshtatshëm për zëvendësimin e kabllove fizikë duke lejuar konsumatorët të ndajnë të dhënat dhe përmbajte Ultra High Definition përmes pajisjeve. Për shembull, dërgimin e një video 4K nga telefoni juaj në TV.

WiGig-uses-710x336Qualcomm është kompania që do të integrojë standardin WiGig në harduerin e saj të ardhshëm dhe me shumë gjasa në çipin e saj Snapdragon 810. Qualcomm do të integrojë bandat tradicionale 2.4 Ghz dhe 5 Ghz të rrjetit wireless 802.11b/g/n/ac me bandën 60 Ghz të WiGig duke krijuar një multi sistem me shpejtësi që varen nga distanca dhe tipi i pajisjes që përdoruesi ka. Pajisjet e para që fuqizohen nga Snapdragon 810 fillimisht do të shfaqen nga mesi i vitit 2015. Të tjera kompani po përpiqen të integrojnë teknologji të ngjashme në të ardhmen e afërt. (PCWorld Albanian)

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>