Harduer

Qualcomm Snapdragon 835 po vjen në kompjuterat Windows 10 me arkitekturën 10 nm

Jan 4 2017
0 Shpërndarje
Qualcomm Snapdragon 835 po vjen në kompjuterat Windows 10 me arkitekturën 10 nm

qualcomm-835-800x600Ashtu siç pritej Qualcomm zbuloi zyrtarisht ditën e sotme procesorin Snapdragon 835 i cili është në zhvillim që nga muaji Gusht. Aktualisht çipi është në prodhim dhe do të fillojë të shfaqet në telefonët e parë Android dhe Windows 10 në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

“Do ta shihni në kompjuterat me Windows 10,” bëri të ditur zëvendës presidenti i ekipit menaxhues të produktit për Qualcomm.

Një vit më parë Qualcomm solli Snapdragon 820, një procesor katër bërthamësh me arkitekturën 14 nanometër i cili e mbajti premtimin e riparimit të dëmit shkaktuar nga Snapdragon 810.

Ditën e sotme ekzekutivët e kompanisë zbuluan disa prej dizajneve të procesorit të ri Snapdragon 835 dhe nuk i përkasin një telefoni.

Kompania tha se ky është çipi i parë me gjeneratën e dytë të FinFET e cila ndihmon në uljen e kostos, konsumit të energjisë dhe rrit performancën.

qualcomm-snapdragon-835-3-800x493

E thënë ndryshme procesori bazohet mbi arkitekturën 10 nanometër përkundër 14 të paraardhësit. Për tju përshtatur dizajnit të ri, çipi përmban bërthama të reja procesorike, Kryo 280 të cilët ofrojnë 2.5 orë më shumë jetëgjatësi baterie.

Procesorit të ri nuk i mungon teknologjia e katërt e ngarkimit të shpejtë, Qualcomm Quick Charge. 835 ka një modem LTE Gigabit X16, Bluetooth 5, multigigabit Wi-fi dhe 802.11ac MU-MIMO.

Karta grafike Adreno 540 është 25% më e shpejtë. Grafikat po largohen nga 8-bit drejt teknologjisë 10-bit duke mundësuar 60 herë më shumë ngjyra, një shenjë e mirë për realitetin virtual.

Qualcomm ka integruar makinerinë e inteligjencës artificiale TensorFlow të Google. Në aspektin e fotografisë, kamera bart një rezolucion deri në 32 Megapiksel dhe 30 frekuenca në sekond dhe 0 ngecje. Gjatë muajit Shkurt pritet që Qualcomm të publikojë dizajnet e para për produkte specifike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>