Biznes

Qualcomm sulmon grupin lobues të Google, Microsoft dhe Amazon

Jul 25 2017
0 Shpërndarje
Dy kompanitë kanë përfunduar në një betejë ligjore ku Apple kundërshton modelin e biznesit të Qualcomm me licencimin e patentave. Qualcomm sulmon grupin lobues të Google, Microsoft dhe Amazon

Qualcomm u kundërpërgjigj ditën e Hëne lidhur me betejën e ligjore me Apple duke thënë se kritikët e saj kanë filluar një sulm të koordinuar për të keq orientuar autoritetet Amerikane.

Në fillim të Korrikut Qualcomm dërgoi një padi pranë Komisionit Tregtar Amerikan ku kërkon ndalimin e shitjes së iPhone me çipet e saj.

Apple iPhone 7 përdor çipet nga Intel dhe Qualcomm. Javën e kaluar një grup kompanish përbërë nga Google, Amazon, Microsoft dhe Facebook argumentuan se ndalimi i shitjes së iPhone është e dëmshme për konsumatorët.

Intel dhe Samsung Electronics gjithashtu janë pjesë e grupi lobues. Qualcomm furnizon me çipe Apple iPhone të cilat mundësojnë konektivitetin celular.

Dy kompanitë kanë përfunduar në një betejë ligjore ku Apple kundërshton modelin e biznesit të Qualcomm me licencimin e patentave.

Nga ana tjetër Qualcomm akuzon Apple se ka nxitur prodhuesit e saj si Foxconn të ndalojnë pagesat e licencimit të patentave. Ky konflikt ka shkaktuar goxha dëme financave të Qualcomm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>