Harduer

Qualcomm zbulon detajet e procesorëve Snapdragon 400 dhe 200

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
Qualcomm zbulon detajet e procesorëve Snapdragon 400 dhe 200

Postimi i fundit i Qualcomm në blogun e vet zyrtar hedh drit në procesorët e ardhshëm Snapdragon 200 dhe 400.

Në ndryshim nga Snapdragon 800 dhe 600, këto procesorë janë të krijuar për smartfonë të nivelit të mesëm. I gjithë ky lajm u transmetua nga zv. Presidenti i marketingut, Tim McDonough.

Procesori Snapdragon 400 do të përfshijë mundësinë për dy CPU Krait të fiksuar në 1.7GHz secili ose ARM Cortex-A7 quad core me shpejtësi 1.4GHz së bashku me një GPU Adreno 305.

Këto pjesë do të ofrojnë gjithashtu mbështetje për teknologji moderne si TDSCDMA, DC-HSPA+ (42Mbps), W+G CDMA si dhe multi funksionalitet për Dual SIM, Dual Standby (DSDS) dhe Dual Active (DSDA). Ato mund të shoqerohen gjithashtu me kamera deri në 13.5 megapiksel i cili mund të përballojë video me cilësi 1080p.

Snapdragon 200 do të përbëhet nga një CPU quad ARM Cortex-A5 i fiksuar në 1.4GHz, grafikë Adreno 203, LPDDR 2 RAM, video HD, multikod CDMA/UMTS modem si dhe mundëis për dual sim.

Deri tani është akoma e paqartë se sa më pak të shtrenjta do të jenë këto çipe të krahasuara me modelet më të fuqishme. Për më tepër Qualcomm nuk dha asnjë të dhënë se kur do të jenë të disponueshme në pajisje.

Gjithsesi duke patur parasysh se Mobile World Congress po afron shumë shpejt, shanset janë që nuk do të presim edhe shumë. (PCWorld Albanian)

snapdragon

Lajmet e fundit>