Lajmet

“Quandl”, motor kërkimi vetëm për të dhëna numerike

Mar 12 2013
0 Shpërndarje
“Quandl”, motor kërkimi vetëm për të dhëna numerike

Interneti ofron një koleksion të pasur të të dhënave numerike nga fusha të ndryshme, por gjetja e tyre shpesh është e vështirë dhe u kushton njerëzve shumë kohë.

Një grup kanadez ka menduar të lehtësojë punën e njerëzve dhe ka krijuar portalin “Quandl” http://www.quandl.com/ me qëllim që të ofrojë të gjitha të dhënat e mundshme financiare, ekonomike apo sociale.

Deri tani “Quandl” përfshin rreth 3 milion sete të dhënash. Ky portal ka funksionin e një motori kërkimi inteligjent për të dhënat numerike dhe e veçanta qëndron në faktin se sapo të gjenden këto të dhëna janë gati për përdorim dhe analizim pasi ofrohen në disa lloje formatesh.

Momentalisht “Quandl” siguron formatet Exel, CSV, XML, dhe JSON. Gjithashtu sapo ka lançuar një paketë për R, platformë pa pagesë për projektim dhe analizim të dhënash statistikore.

“Quandl” ka menduar të ofrojë dhe një API (Application Programming Intreface) që siguron futjen e këtyre të dhënave në aplikacione. Opsioni “API call” tregon mënyrën e integrimit të këtyre të dhënave në aplikacion.

Google ju tregon se si funksionon motori i kërkimit

Në përgjithësi të dhënat që mund të gjenden në këtë faqe kanë të bëjnë me bursën, normat e papunësisë, inflacionit, popullsinë, krimin, disa statistika për sportin etj.

Për të aksesuar dhe shkarkuar të dhënat nuk është e nevojshme që të krijosh një llogari apo të paguash. Gjithashtu dhe opsioni “API calls” ofrohet pa pagesë. (PCWorld Albanian)

Quandl

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>