Biznes

QuickBooks Premier 2009 hapet për botën

Jun 1 2009
0 Shpërndarje
QuickBooks Premier 2009 hapet për botën

QUICKBOOKS Premier Edition 2009 (find.pcworld.com/61972) ka tani shumë përmirësime të dobishme, duke përmbledhur këtu mbështetje për monedhat ndërkombëtare për transaksione me shitës dhe klientë rreth e rrotull botës. Edicioni i ri i k`saj pakete lider në mbajtjen e llogarive për bizneset e vogla ka përmirësuar gjithashtu funksionet për shumë-përdorues, ofron online banking dhe e bën më të lehtë bashkëpunimin me mbajtjen tradicionale të llogarive.

 

 
Përdoruesit e vjetër do të mirëpresin përmirësimet në dashboard. Tipari snapshot jep më shumë detaje rreth financave të biznesit dhe lehtëson një ekzaminim më të hollësishëm të informacionit financiar.
 
Përdoruesit e rinj do të përfitojnë nga paneli i shtuar me linqe drejt QuickBooks Live Community, një buletin që do t’i ndihmojë të gjejnë përgjigje për shumë pyetje rreth funksionimit.
 
Tregti me botën
 
Shtimi i mbështetjes për monedha ndërkombëtare nuk mund të kish ardhur në një kohë më të mirë. Kushtet e sotme ekonomike do të fillojnë të detyrojnë shumë biznese që të nisin të shesin drejt klientëve të huaj.
 
QuickBooks ofron për shkarkim kursin e monedhës së azhurnuar vazhdimisht, në mënyrë që të krijosh lehtësisht fatura në Euro apo monedha të tjera, edhe nëse llogaritë mbahen, të themi, me dollarë amerikanë. Nga ana tjetër mund të shohësh informacionin financiar për arkëtimet në çdo monedhë të duash. Për një shtesë në çmim ofrohet shërbimi i marrjes së pagesave përmes transfertave bankare të kryera përmes Intuit Payment Services.
 
Më shumë për shumë-përdoruesit
 
Sipas Intuit, te rreth gjysma e bizneseve që përdorin QuickBooks, aplikacioni përdoret nga më shumë se një punonjës. Këto biznese sigurisht do të vlerësojnë shumë tiparin me shumë-përdorues, gjithashtu dhe funksionin data backup dhe funksionet krijimit të raporteve. QuickBooks Messenger të lejon nga ana tjetër të çatosh me tekst me përdoruesit e tjerë.
 
Disa operacione janë akoma të kufizuara për një-përdorues. Administratorët e llogarive që kërkojnë akses të vetëm tani mund t’i dërgojnë mesazhe përdoruesve të tjerë apo mund të çaktivizojnë llogaritë e tyre.
 
Përmirësimet e tipareve online
 
Bankat zakonisht nuk i shënojnë transaksionet financiare ashtu si mbahen në librat e një shoqërie. Duke shfrytëzuar funksionet e aplikacionit personal financiar, Quicken, Intuit ka shtuar te QuickBooks 2009 aftësinë e gjetjes së përputhjeve kur shkarkohen të dhënët financiare nga llogaria bankare. Më pas mund të përcaktosh një rregull për të riemëruar në të ardhmen transaksionet e ngjashme, duke ju kursyer kështu kohë.
 
Intuit tani ofron një uebfaqe falas për 12 muaj, për çdo klient të QuickBooks. Për fat të keq, duket se ky plan është ndërtuar mbi një shërbim tjetër me pagesë dhe siti i ofruar është i kufizuar për vetëm tre faqe, kështu as që ja vlen të harxhosh kohë për t’u marrë me të. Live Small Business e Microsoft Office ofron një gamë shumë më të bollshme për Web services, duke futur këtu një Domain personal dhe një llogari e-mail.
 
Intuit e anulloi ngritjen me 50$ të çmimit të vitit të kaluar dhe tani shërbimi ofrohet me 400$. Përmirësimet e bëjnë të vlefshëm për klientët e rinj dhe ata të vjetër. Një version më i lirë Pro edition për 200$ mungon raportet dhe inventarin specifik për industri të veçanta, por mund të jetë i përshtatshëm për bizneset e vogla të shërbimeve me buxhet të kufizuar.

Lajmet e fundit>