Lajmet

Quora tani në gjuhën franceze

Mar 9 2017
0 Shpërndarje
Quora tani në gjuhën franceze Photo Source: Quora

Shërbimi pyetje përgjigje i Quora tashmë është i disponueshëm në gjuhën Frënge. Kompania lançoi një version për ata që parlent français, një vit pasi solli një version spanjoll.

Duke qenë se është akoma në version beta, vetëm një numër i kufizuar mund të realizojnë pyetje. Quora nuk dha detaje se kur gjuha e re do të jetë e disponueshme gjerësisht por versioni spanjoll mori dy muaj.

Të gjithë të interesuarit mund ti dërgojnë ftesë Quora për tu bërë pjesë. Versionet spanjolle dhe franceze nk janë përkthime të pyetjeve ekzistues, por pyetje reale të bërë nga përdorues nga këto vende.

Ky është një hap i rëndësishëm për kompaninë duke qenë se gjysma e 100 milion përdoruesve aktivë vinë nga jashtë SHBA-ve. /PCWorld Albanian

Tags >

Quora
Lajmet e fundit>