Lajmet

Qytetarët Amerikanë mund të porositin ushqim nga rrjeti social Facebook

Oct 13 2017
0 Shpërndarje
Në postimin në blog, Facebook njoftoi bashkëpunimin me EatStreet, Delivery.com, DoorDash dhe Olo. Qytetarët Amerikanë mund të porositin ushqim nga rrjeti social Facebook

Ditën e Premte rrjeti social Facebook lançoi një shërbim të ri përmes të cilit qytetarët Amerikanë mund të porosisin ushqimin përmes aplikacioni dhe uebsajtit facebook.com.

Kompania tha se shërbimi “food-delivery” do të mundësohet falë bashkëpunimit të ngushtë me firmat e shquara në këtë fushë por edhe restorantet.

Në postimin në blog, Facebook njoftoi bashkëpunimin me EatStreet, Delivery.com, DoorDash dhe Olo.

Përdoruesit mjafton të vizitojnë seksionin “Order Food” në menunë “Explore” të Facebook ku do tu shfaqen disa opsione dhe restorante nga ku mund të bëjnë porositë e tyre.

Një vit më parë kompania kishte premtuar për qytetarët Amerikan një shërbim të tillë. Aksionet e rrjetit social u rritën menjëherë me 1% gjatë ditës së sotme ndërsa të GrubHub, një shërbim food-delivery ranë me 3%.

Ky i fundit u braktis muajin e kaluar nga Amazon Restaurants pas një bashkëpunimi me Olo. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>