Lajmet

"Qytetarët gazetarë" me pjesë të veçantë në YouTube

Nov 17 2009
0 Shpërndarje
"Qytetarët gazetarë" me pjesë të veçantë në YouTube

Të ashtuquajturit “Qytetarë Gazetarë” , të cilët janë njerëz të pranishëm në shumicën e ngjarjeve, apo thjeshtë po ngacmojnë persona të njohur me kamera dhe video celularë, janë duke u bërë një pjesë masive e mbulimit të ngjarjeve gjatë viteve të fundit.

Si pjesë e këtij shërbimi, që është emërtuar Direct, agjencitë e ndryshme të lajmeve tani do të jenë në gjendje të kërkojnë video përmbajtje duke postuar një klip në këtë faqe që paraqet nevojat e tyre.

“Organizatat e lajmeve gjithmonë dëshirojnë të verifikojnë përmbajtjen që shfrytëzojnë” thekson Steve Grove, udhëheqës i lajmeve dhe politikave të YouTube. “Është një nxitje për të ngarkuar video të shkëlqyera, për shkak të njohjes që do të pranoni nga organizatat legjitime të lajmeve”.

Shërbimi momentalisht ofrohet vetëm tek shërbimet e lajmeve në Amerikë, ku disa veçse janë abonuar si: Huffington Post, NPR, Politico, San Francisco Chronicle dhe disa Televizione nga Boston-i.

Kjo ide është më se e qëlluar sepse gazetarët profesional nuk mund të arrijnë gjithmonë me kohë me kamerë në vendin e ngjarjes, dhe këtë mund ta zëvendësojnë gazetarët qytetarë përmes celularëve apo edhe kamerave personale, duke sjellë kështu ngjarje interesante, intriguese apo edhe të jashtëzakonshme drejt në YouTube, e prej YouTube në kanalet e agjencive të ndryshme për lajme.

Lajmet e fundit>