Lajmet

Radio Garden, eksploroni botën e radio transmetimeve

Dec 15 2016
0 Shpërndarje
Radio Garden, eksploroni botën e radio transmetimeve

2016-12-15Disa prej produkteve më të bukura janë pikërisht ato më të thjeshtat. Merrni shembull Radio.Garden. Ky projekt i Golo Follmer nga Universiteti Martin Luter është një hartë e botës plot me pika jeshile.

Vendoseni kursorin mbi një prej atyre pikave jeshile në çdo vend të botës përfshi edhe Shqipërinë dhe do të filloni të dëgjoni transmetimin e një radiojeje lokale.

Ndërfaqja e ueb aplikacionit është shumë e thjeshtë. Menjëherë mund të “vizitoni” çdo cep të botës.

Në Shqipëri ky ueb aplikacion ofron qasje në 7 radio lokale – Club FM Shqip, EnergyFM Albania, Radio Dardania, Radio Emigranti, Radio Maria, Radio Rainca, Radio Rapsodet – ndërsa në Kosovë vetëm tre – Radio21, Radio Vizioni dhe Radio Vicianium.

“Duke sjellur zërat kaq afër, radioja bashkon njerëzit dhe vendet,” shkruan Follmer. “Radio Garden u ofron dëgjuesve mundësinë e eksplorimit të transmetimeve dhe identiteteve në mbarë globin.”

Dhe ka të drejtë. A ka më magjike sesa të qëndrosh për një moment pas një dritareje dhe disa mueve në një vend të largët duke dëgjuar dëgjuar tinguj dhe zëra që nuk i përkasin realitetit tënd. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>